Rikthimi i basteve, Shyti: Kushti për të pasur llogari bankare step shumë persona! Soko: Organizimi të jetë në pika fizike, online shteti nuk i kontrollon dot

6 Prill 2023, 14:45| Përditesimi: 6 Prill 2023, 15:19

  • Share

Ish kreu i shoqatës së basteve, Arjan Shyti u shpreh projektligjit të propozuar për rikthimin e basteve, por sipas tij duhen rishikuar rregullimet që ligji përmban. Nevoja për të pasur një llogari bankare si e vetmja mënyrë për të qenë në gjendje të vendosen baste online, është diçka që do të stepë shumë persona, sipas Shytit i cili është i mendimit se rikthimi i basteve duhet të jetë në pika fizike.

Në studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, ai tha se ekspertët duhet ta rimendojnë këtë pjesë dhe të vendosin që më mirë rikthimi i basteve të bëhet në pika të posaçme, ndërsa ajo online të jetë një ndër mundësitë.

“Të kalosh nga palgijshmëria tek ligjshmëria, është një rrugë e gjatë. Duhet të kishim nisur me hapa më të vegjël.  Po të vijë një gjerman këtu të dojë të luajë, nuk e ka të mundur sepse duhet të ketë llogari bankare këtu. Marim shembull, nëse vijnë disa turistë të cilët teksa shijojnë pushimet mund të kenë dëshirë të vendosin bast në ndonjë ndeshje.  Ne na duhet të kthehet nga paligjshmëria në të ligjshme. Unë kam frikë se duke i trembur këta lojtarë, duke u thënë lekët në bankë, e do thonë sa u hymë këtyre telasheve, rrimë kështu më mirë se jemi rehat. Ajo që na intereson ne për sportin, nuk janë”- tha Shyti duke shtuar se me stepjen e personave që vendosin baste, do ketë më pak para për sportin ndryshe nga sa është parashikuar.

Në të njëjtin mendim me Shytin ishte edhe eksperti i ekonomisë, Pano Soko i cili tha se i cili tha se shteti shqiptar do e ketë të pamundur kontrollin e basteve online, ndërsa theksoi se me pika fizike, aktiviteti fizik i tyre mund të mbahet më mirë nën kontroll.

“Unë mendoj se e kemi më mirë nën kontroll duke pasur pika bastesh sesa faqe online. Shteti shqiptar nuk e ka kapacitetin për të mbyllur aktivitetin online. Nuk i bllokon dot faqet e basteve. Ka mijëra metoda sesi mund t’i aksesosh. Ka sot mijëra bastvënës. Në momentin që do ta rikthejmë përsëri duhet ta shohim kush është përfitimi ynë. Vesaxhinjtë nuk i kontrollojmë dot asnjëherë kur i kemi online”-shtoi Soko.

Nga ana tjetër, ish presidenti i Komitetit Olimpik, Viron Bezhani u shpreh kundër kësaj nisme për rikthimin e basteve online, duke argumentuar se paratë që pretentohet të fitohen nga rikthimi i kësaj veprimtarie, nuk dihet ende se ku do të shkojnë. Sipas tij, nisma ligjore për bastet online bëhet për të përfitimin ekonomik vetëm të një pale të caktuar.

“Ligji i ri nuk e ka përcaktuar se për kë do shkojnë këto para. Mos të dalin para kohe të flasin,. Unë them se ligji i ri më tepër po i shton veset dhe po i afron të gjithë bixhozxhinjtë sesa i largon. Se deri dje ai duhej të shkonte në një subjekt për ta vendosur bastin, kurse sot e bën me celular. Këta nuk e kanë mendjen për t’i dhënë lekë sportit. Kjo nuk bëhet vetëm për sportin por për të kaluar nga një dorë në dorën tjetër”- argumentoi Bezhani.

projektligjin e lojërave të fatit i hedhur për konsultim publik vendos në role specifike Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ky institucion do të japë vendimin e tij për standardet dhe kushtet teknike të sistemeve të basteve online, një aktivitet që do të zhvillohet përmes programeve software dhe hardweare, certifikimin e sistemit, procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, parimet e sigurisë, dhe kushtet e kontrollit apo mbikëqyrjes. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani St: 06/04/2023 17:44

    Kot muhabet leshit ktu sjane mbylle as do mbyllen ndoj here bastet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?