Rikthimi i Bashës, Alibeaj: Procesi s’i ka shërbyer atij, ka të drejtë të kandidojë! Korreshi: Këshilli Kombëtar i PD një leckë e grisur keq, mos të bëj proces farsë

22 Qershor 2023, 10:54| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 16:35

  • Share

Rikandidimi i Lulzim Bashës si kreu i PD, për deputetët e logos, nuk ishte suprizë.  Por tashmë që nga dyshim u kthye në fakt edhe qëndrimet pro e kundër u pozicionuan më qartë.

Enkelejd Alibeaj është ndër të paktët deputetë pro kandidimit të tij. Për të, t’i thuash Bashës ik, është shfaqje komuniste.

 “Nëse i themi dikujt ik, është simptomë e post diktaturës. Nëse ka një sfidë, sfida është tjetër, a e bëjmë dot një proces të barabartë apo transparentë?”- tha Alibeaj.

Ish kreu i komanduar rezervoi një përgjigje edhe për grupin e deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi, që tashmë janë kundërshtarët më të fortë të rikthimit të Bashës.

 “PD e suksesshme s’do jetë dhe nuk duhet të jetë një parti që varet nga shijet, humori i një individi. Numrat e këshillit kombëtar? Grupi parlamentar s’ka të drejte të ndërhyjë në proces. “- tha ai.

Por, grupi “Bardhi” insiston se rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD do ta dëmtojë partinë. Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbati ia bënë të qartë demokratëve se luftën, Basha nuk po e bën për ta, por për karrigen e tij.

“Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në”- tha Korreshi.

Ata që duken më indiferentë për zgjedhjet e 29 korrikut në PD zyrtare, janë deputetët e grupit të Rithemelimit, të cilët rikthimin e Lulzim Bashës e komentojnë me ironi...

Ora 11:06
Përçarja në PD, Korreshi: Demokratët ta kenë të qartë se lufta s’po bëhet për ta, por për b*thën e këtyre

 

Deputeti Saimir Korreshi ka dalë hapur kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, Korreshi u shpreh se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar rrugës, ndërsa theksoi se kanë kërkuar që të verifikohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë pak ditë më parë. Korreshi, duke ju drejtuar demokratëve u shpreh se ata duhet ta kenë të qartë se lufta në këtë parti, s’bëhet për ta por për interesa personale.

‘I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në.’- tha Korreshi.

Ora 11:04
Pse nuk garove kundër Bashës? Alibeaj: E kalova me sukses sfidën time, mbajta gjallë PD-në

1687424657_alibeaj.jpg

I pyetur përse nuk kandidoi përballë Bashës, Alibeaj tha se e ka kryer me sukses sfidën e tij.

“Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet."- tha Alibeaj.

Ora 10:59
Alibeaj: Duhet të rindërtojmë një parti rreth vlerave dhe jo interesave të vogla

 

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat tha se dilema e Partisë Demokratike tashmë është nëse do të qëndrojë sipas vlerave, apo do t’i nënshtrohet sulmit e presionit.

‘Ka ndodhur që nga gjithë Këshilli kombëtar, si nga të gjithë strukturat e tjerë një pjesë kanë zgjedhur që të mos militojnë më me PD-në dhe kanë gjetur një strofull tjetër te LSI. 329 emra të Këshillit Kombëtar janë ata që përbëjnë Këshilli Kombëtar. Çdo deputet përfshirë edhe unë jemi shpirtra të lirë. Një sfidë e madhe karakteriale por edhe politike e kemi pasur përballë. Do qëndrojmë te PD sipas vlerave që ajo duhet të mbartë, apo i nënshtrohemi sulmit dhe presionit aspak proporcional dhe në interes publik. Çdo anëtar partie ka lirinë e vet të zgjedhë. Do të rindërtojmë një parti rreth vlerave apo rreth ca interesave të vogla. Ne kemi një detyrë që zëri i tyre të dëgjohet. Janë krijuar grupet e punës në secilën prej degëve, bazuar në statut. PD nuk do të duhet të jetë më e njerëzve që e braktisin.’- tha Alibeaj.

Ora 10:45
Zgjedhja e kreut të ri të PD-së, Nallbati: Procesi ilegjitim, kemi nevojë për votues dhe anëtarë

Deputeti i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati ka komentuar situatën brenda PD-së, e cila ka nisur një proces për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

"Ky është një proces nga zyrat, ilegjitim, bazuar mbi përjashtime. Proces përçarës jo bashkues. Partia ka nevojë për votues dhe anëtarë, Basha thotë se ka nevojë për kryetar. Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet. Procesi të jetë i rregullt. Kryetari i ri duhet të dalë nga një proces i rregullt statutor!’- tha Nallbati.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/06/2023 01:07

    Po cfare sfide kalove me sukses o Alibeaj?! Ti e braktise PD pa u zevendesuar nga nje kryetar tjeter,sapo humbje zgjedhjet dhe tani nuk mjafton qe PD eshte e ndare ne dy grupe,por po ndahet ne minifraksione brenda cdo grupi.

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 22/06/2023 12:57

    Saje Korreshi me shokë u dogjën përfundimisht! Bashën e braktisën dhe Saliu nuk i qas më,nuk ka aq mbështetës në Lushnje që të dalë deputet i pavarur kështu që njatjeta. Grupet u ndanë,Basha do ketë një parti sa ajo e Dules, kurse Berisha shumë shpejt nuk do ketë asgjë; ai me Metën mbetën jashtë loje.. Paskan qenë idiotë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?