‘Rikthim në traditë’, ekspozohen veshjet popullore shqiptare në Shkodër! Trashëgimia përmes narrativës kostumografike

9 Gusht 2023, 16:22| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 16:26

  • Share

Mbi 100 foto të fondit të Arkivës Kombëtare që sjellin në restrospektivë trashëgiminë historike dhe kulturore të Shqipërisë përmes narrativës kostumografike erdhën në një ekspozitë “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” në qytetin e kulturës në Shkodër

Organizuar nga  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër ekspozita shëtitëse u hap këtë të mërkurë në sheshin para bashkisë së qytetit

Dinastia “Marubi”, larmia dhe veçantitë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare sjellin në memorie figura të rëndësishme historike nën petkun e veshjeve popullore si prijës fisnorë, njerëz të letrave, mbrojtës të trojeve amtare etj.

“Ekspozita është një punë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit. Ekspozita ka disa nënstruktura. Shtrihet sa nga Jugu në Veri, përfshihet dhe Shqipëria e Mesme, ka personazhe të ndryshme të politikës, të letrave. Përfshihen në një rubrikë të veçantë edhe kostumet e fëmijëve, kostumet e trojeve shqiptare pra praktikisht vjen një Shqipëri e përgjithshme në këtë ekspozitë përshi fototekën e familjes “Marubi”, tha kuratori i ekspozitës, Denald Prifti.

Ekspozita shëtitëse “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” ku rajoni i Shkodrës, prezantohet përmes fotove të dinastisë “Marubi” do të qëndroj e hapur përgjatë gjithës ditës së sotme për ta vazhduar rrugëtimin e saj në një tjetër qytet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?