Mirel Josa

Mirel Josa i thotë 'jo' rikthimit në Superligë

20 Prill 2023, 14:45| Përditesimi: 20 Prill 2023, 14:47

  • Share

Mirel Josa ka vendosur mos pranojë ofertën për t'u rikthyer në Superligën e Kosovës. Ka qenë Drita e Gjilanit, skuadra që ka kërkuar shërbimet e 59-vjeçarit kryeqytatas. Pas dorëheqjes së trajnerit Arsim Thaçi, klubi bardhekaltër ka mbetur pa trajner, duke i bërë ofertë teknikut Josa.

Shkak për mospranimin e ofertës nga Josa është paga. Duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me pagesën, me shqiptarët e Kosovës që do duhet të gjejnë një tjetër trajner për pjesën e mbetur të sezonit.

Pas largimit nga Vllaznia disa javë më parë, ofertat për Josën nuk kanë munguar. Më herët trajneri shqiptar ka qenë nën drejtimin e Prishtinës, teksa Superliga e Kosovës nuk është terren i panjohur për të.

Josa është ndër trajnerët më të suksesshëm në Superligën shqiptare, duke fituar pesë tituj kampion (katër me Skënderbeun dhe një me Tiranën), si edhe një trofe të Kupës dhe dy të Superkupës. Me Prishtinën në Kosovë, Josa fitoi Kupën e vendit në sezonin 2017-18.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?