Festa e Neymar pas golit të parë

Rikthim në fushë pas 5 muajsh, Neymar dhuron show te PSG-ja! Dopietë dhe asist nga sulmuesi (VIDEO)

3 Gusht 2023, 12:40| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 12:41

  • Share

PSG fitoi 0-3 kundër Jeonbuk në Korenë e Jugut, në një test miqësor të zhvilluar në stadiumin "Busan Asiad Main". Kampionët e Francës ndodhen në Azi prej ditësh, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Djemtë e Luis Enrique nuk e patën të vështirë kundër vendasve të Jeonbuk, teksa ishte Neymar që zhbllokoi ndeshjen, edhe pse sulmuesit iu deshën 40 minuta lojë. Braziliani rikthehej në fushë pas pesë muajsh, kjo pas dëmtimit në gju dhe rikuperimit.

Sulmuesi dhuroi show para golit të parë, duke turbulluar mbrojtjen vendase. Më pas në pjesën e dytë po Neymar u kujdes të shënonte të dytin dhe dopietën personale për të. Asensio shënoi golin e tretë, pas asistit të Neymar. Duket se sezoni i ri do jetë për brazilianin, që pritet të marrë drejtimin e ekipit në fushë, pas largimit të Mbappe.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?