Rikthim i magjishëm i Ronaldos në kombëtaren portugeze! 38 vjeçari shënon 'eurogol' nga goditja e dënimit (VIDEO)

23 Mars 2023, 22:35| Përditesimi: 23 Mars 2023, 22:45

  • Share

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në kombëtaren e Portugalisë ka bërë bujë të madhe në botën e futbollit. Gjatë ndeshjes, së sotme përballë Lihtenshtejnit, sulmuesi i Al Nassr ka shënuar dy gola, njërin prej tyre në një goditje dënimi.

Golin e parë, në minutën e 51, Ronaldo e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa goli i dytë ishte totalisht një spektakël për nga mënyra sesi u shënua.

38 vjeçari ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e dënimit me një gjuajtje para së cilës portieri nuk mundi të bënte asgjë. Goli i Ronaldos e çoi rezultatin në 4-0 për portugezët.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?