Rikthehet sot 'Repolitix', çdo të martë e të mërkurë në 21:00 në Report Tv! Në fokus aktualiteti dhe ngjarjet kryesore të ditës

6 Shtator 2023, 17:05| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 18:09

  • Share

Rikthehet sonte në Report Tv sezoni i ri i emisionit Repolitix me gazetarin Denis Minga.

Aktualiteti dhe temat kryesore që shqetësojnë qytetarët do të trajtohen çdo të martë dhe të mërkurë duke nisur nga ora 21:00.

Emisioni i mbrëmjes së sotme ka në fokus krizën e thellë të Partisë Demokratike. Lulzim Basha arriti të marrë në dorë përsëri drejtimin e partisë por duket se ka humbur grupin parlamentar pas bashkimit të Gazment Bardhit me Sali Berishën.

Si do të reagojë Basha pas lëvizjes së fundit të Bardhit dhe a rrezikon ta përjashtojë atë në këshillin kombëtar që mblidhet këtë javë? Ndërkaq si do të funksionojë në Parlament PD-ja e Bashës me vetëm një minorancë deputetësh të opozitës? Nga ana tjetër çfarë synon lëvizja e re  Berisha-Bardhi? Me kë opozitë do të negociojë kryeministri Rama për reformat e mëdha në Parlament ? Për të gjitha këto tema sonte në Repolitix ora 21:00

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?