Rikthehet ‘Shrek’, gati seria e pestë! Gomari merr rolin kryesor

7 Prill 2023, 16:35| Përditesimi: 7 Prill 2023, 16:38

  • Share

Shrek, filmi i animuar më i dashur për të gjithë, do të rikthehet me serinë e tij të pestë. Padyshim që nuk ka mbetur askush pa e parë Shrek dhe rikthimi i tij është një lajm i madh sidomos për fansat.

Kësaj radhe fokusi i filmit nuk do të jetë tek Shreku, por roli kryesor do të vendoset tek gomari. Lajmi u konfirmua nga vetë themeluesi dhe CEO i Illumination, Chris Meledandri, i cili u bëri një ftesë të hapur kastit të aktorëve që kanë marrë pjesë në filmat e Shrek, që të bëhen sërish pjesë.

Mike Myers, Cameron Diaz dhe Eddie Murphy pritet të bëhen pjesë e serisë së re të Shrek pas rreth 20 vitesh.

“Ne presim që kasti të kthehet. "Bisedimet po fillojnë tani dhe çdo tregues që kemi marrë është se ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm në emër të aktorëve për t'u rikthyer”, tha Meledandri për Variety.

"Shrek" debutoi në vitin 2001 dhe u pasua nga vazhdime në 2004, 2007 dhe 2010. Ai u vlerësua gjerësisht për animacionin e tij, interpretimet vokale, skenari dhe humori, të cilat kritikët vunë re se u bënë thirrje të rriturve dhe fëmijëve në të njëjtën kohë.

“New York Times” e vendosi filmin në listën e 1000 filmave më të mëdhenj ndonjëherë dhe në vitin 2020 u zgjodh për t’u ruajtur në Regjistrin Kombëtar të Filmit të Bibliotekës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?