Rikthehet “Rin Fest”, eventi që promovon të rinjtë në fusha të ndryshme

9 Qershor 2022, 13:28| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 13:30

  • Share

Rikthehet pas 10 vitesh festivali ‘Rin Fest’. Ky event do të vijë me plot ndryshime, ku kryesorë mbetet edhe integrimi i fëmijëve. Këtë vit do të jenë pjesë fëmijë që në moshën 5 vjeçare deri tek të rinjtë në moshën 25 vjeçare. Qëllimi kryesor i të cilit është promovimi dhe zbulimi i talenteve të reja.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” producentja e këtij eventi Xhoi Jakaj zbuloi suprizat që do të sjellë rikthimi i Rin Fest këtë vit, ku ndër të tjera është edhe një ekspozitë e cila ndahet në dy faza dhe i dedikohet një vajze me aftësi të kufizuara, Krisitianës, ëndrra me e madhe e secilës është piktura.

“Rikthehet pas 10 vitesh, është bërë dhe 2-3 vite dhe nuk është bërë më, është rikthyer në forma të ndryshme por nuk ishte më Rin Fest. Të gjithë nxënësit që marrin pjesë në ekspozitën e pikturës ia dedikojnë një vajze me aftësi të kufizuara  që e ka emrin Kristiana. E tërë ekspozita do t’i  dedikohet në mënyrën më të veçantë asaj. Ajo nk donte të ishte në media pasi ka edhe një gëzim të kohëve të fundit sapo ka realizuar martesën e saj. Me Kristianën jam njohur në një leksion tek një universitet  privat ku ka kryer studimet për juridik” tha ajo.

Ndër të tjera, producentja Xhoi Jakaj rikujton edhe festivalet e mëparshme të Rin Fest, ku janë zbuluar talente në fusha të ndryshme si Orinda Huta apo Jurgen Cela.

Ka prezantuar RIN Fest-in një emër i madh i prezantimit Orinda Huta, e cila është një vajzë që e ka mësuar skenarin për 30 minuta. Nga RIN Fest ka dal edhe Jurgen Cela i cili ka qenë një aktor multidimensional, imitonte të gjithë mësuesit.”

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?