Kultura

Rikthehet panairi i librit në Shqipëri më 17-21 nëntor! Lexuesit do të njihen me larminë e titujve të rinj

12 Nëntor 2021, 13:29| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 13:33

  • Share

Pas një viti pandemik, Panairi i librit rikthehet fizikisht këtë vit pranë lexuesve me qindra titujt të rinj. Panairi i Librit është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nga data 17 deri 21 nëntor.

Autorët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të kenë sërish përball lexuesit e tyre, pasi vitin të kaluar që për shkak të pandemisë, panairi i librit u detyrua të mbahej në platformat online.

Kalendari i aktiviteteve do t’i kushtohet librit, me seminare, diskutime, dhe takime me shkrimtarë të njohur, vendas e të huaj, ku veçanërisht një hapësire do t’i kushtohet krijuesve dhe përkthyesve të rinj.

Edhe këtë vit larmia e titujve të rinj të libra do të jetë e madhe, ku nuk do të mungojnë librat e rinj të autorëve tanë dhe të huajve.

Për të marrë pjesë në panair nuk do të duhet as certifikatë vaksinimi dhe asnjë tampon negativ, por do të respektohen të gjitha masat antiCOVID.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?