Rikthehet në shtëpi pas 3 vitesh, lirohet nga paraburgimi gazetarja australiane

11 Tetor 2023, 08:28| Përditesimi: 11 Tetor 2023, 08:29

  • Share

Gazetarja Cheng Lei është rikthyer në Australi pasi u ndalua 3 vite më parë në Kinë.

“Ajo u prit në aeroport nga ministrja e Jashtme Penny Wong”, tha kryeministri i Australisë Anthony Albanese, duke njoftuar lirimin e saj, raporton BBC.

Cheng Lei ishte duke punuar si reportere për stacionin televiziv shtetëror kinez në gjuhën angleze CGTN kur u arrestua më 13 gusht 2020. Ajo u akuzua për aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Akuzat e saj nuk u bënë kurrë publike dhe ajo nuk u dënua kurrë.

Albanese ka thënë se është ribashkuar me dy fëmijët e saj në Melburn.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?