Paul Pogba

Rikthehet në 2023, Paul Pogba i jep lamtumirën Botërorit

1 Nëntor 2022, 18:33| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 18:34

  • Share

Paul Pogba zyrtarisht është jashtë Botërorit që nis në 20 nëntor. Lojtari i kombëtares franceze vuan një dëmtim në gju, teksa një javë më parë u rikthye në stërvitje me ekipin e tij, Juventus. Kur dukej se 29 vjeçari do ishte gati për Allegrin në përballjen me Inter këtë fundjavë, një dëmtim tjetër në gju gjatë stërvitjes do e mbajë jashtë edhe për të paktën tre javë.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se mesfushori nuk do jetë pjesë e "Gjelave" për në Katar, me Deschamp që nuk do e grumbullojë. Kujtojmë se edhe Kante në mesin e fushës nuk do jetë për Francën. Këtë periudhë shumë kombëtare futbolli janë kushtëzuar nga dëmtimet, me big-ët e futbollit që nuk do kenë të gatshëm disa nga lojtarët më të mirë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?