Kronikë

Rikthehet kontrolli mjekësor falas për qytetarët nga 35-70 vjeç, Manastirliu: I dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe pasojave post-covid

1 Shtator 2021, 09:45| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 16:09

  • Share

Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas, i cili ishte ndërprerë prej pak kohësh për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lajmin se të gjithë shqiptarët nga 35 deri në 70 vjeç kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ky program i kontrollit mjekësor, është i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-COVID.

Si mund ta bëni atë? Duke kontaktuar mjekun e familjes suaj i cili do t’iu informoi për analizat përvitshëm që mund të përfitoni falas.

“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot rifillon programi i kontrollit mjekësor bazë falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid.”, shkruan ministrja në rrjetin e saj social Facebook, nga ku edhe lajmin.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?