Rikthehet i nxehti këtë fundjavë, termometri do të shkojë deri në 40 gradë Celcius

12 Gusht 2023, 07:16| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 07:22

  • Share

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Rikthehen temperaturat e larta. Sot termometri do të shkojë deri në 39 gradë Celcius, ndërsa nesër do të shënojë 40 gradë Celcius në Shkodër, Tiranë, Berat e Gjirokastër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat për sot dhe nesër

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ferit: 12/08/2023 13:30

    Bravo Rama qe po e rrit temperaturen neper Evrope dhe Bote qe te vijne turiste e freskohen tek ne.

    Përgjigju
    • Raqe Raqe Ki Ki Ko: 13/08/2023 18:08

      Po Kari po ????

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?