Rikthehet 'Ëndrra në papafingo'
në Teatrin e Metropolit

18 Tetor 2012, 14:24| Përditesimi:

  • Share
Rikthehet në skenën e Teatrit të Metropolit multi-komedia “Ëndrra në papafingo” nën regjinë e Erion Isai.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj shfaqeje është prononcuar për mikrofonin e emisionit “Rreze Dielli” vetë regjizori Isai.

Ai është shprehur se komedia në vetvete është e përbërë nga disa pjesëza komedish, të cilat janë bashkuar duke sjellë një të plotë.

Sipas regjizorit kjo vjen si një multi-komedi pjesët e së cilës ndonëse janë të ndryshme vijnë të bashkuara në një të tërë dhe në një vijë dramaturgjike.

“Në thelb të saj janë ëndrrat e personazheve dhe kur këto ëndrra janë shumë më të mëdha sesa potencialet e tyre apo rrethanat nuk i lejon ata ti realizojnë.

Në këtë çast bashkohet pamundësia e personazhit me pamundësinë e rrethanës dhe këto ëndrra janë aq të realizueshme sa mund të jetë bashkëjetesa e 8 personazheve në një krevat,”-është shprehur regjizori Isai.

Ndërkohë ai ka folur edhe për vështirësitë e aktorëve në interpretimin e disa roleve në skenë, pasi është një punë kolosale dhe ata janë përkushtuar për ta realizuar sa më mirë.

Një ndër aktoret e njohura e cila është pjesë e kastit është edhe Natasha Sela. Ajo është shprehur se ndihet mjaft mirë me trupën dhe se ka mësuar shumë edhe nga aktorët e rinj, ndonëse viteve të shumta në skenë.

Të njëjtën gjë pohuan edhe aktoret e reja Klesta Shero dhe Olta Çali përsa i përket aktorëve të vjetër të skenës.

Ndërkohë aktori Kastriot Rramollari u shpreh se është ndjerë mirë që ka punuar me ish-studentë të tij si dhe materiali i paraqitur ishte një mozaik situatash komike interesante.

Komedia “Ëndrra në papafingo” do të vijë çdo fundjavë për publikun në skenën e Teatrit Metropol.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?