Stërvitja e Argjentinës

Rikthehet Di Maria, Argjentina e plotë për finalen kundër 'gjelave' të Francës

15 Dhjetor 2022, 22:45| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 22:19

  • Share

Argjentina është rikthyer në stërvitje këtë të enjte, kur kanë mbetur vetëm tri ditë për finalen e Botërorit kundër Francës.Në fushë ishin vetëm lojtarët që ishin në stol dhe ata që luajtën disa minuta kundër Kroacisë.

Sipas mediumit argjentinas “TyC”, Di Maria dukej plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi, pasi ishte në stol në ndeshjen e fundit.

Lionel Scaloni do të mund të bëjë ndryshime në skuadër, sepse janë rikthyer Marcos Acuña dhe Gonzalo Montiel, pasi e shlyen pezullim prej një ndeshjeje, për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë.

Papu Gomez  që pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Australisë ende nuk është gati dhe mund të jetë mungesa e madhe.
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?