Rikthehet dhuna, vjedhjet dhe shpërndarja e narkotikëve në Tiranë. 7 në pranga në 24 orët e fundit

25 Prill 2020, 13:48| Përditesimi: 25 Prill 2020, 13:51

  • Share

Pas një periudhe qetësie në kryeqytet janë rikthyer rastet e vjedhjeve dhe dhunës apo edhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në një 24 orët e fundit policia e kryeqytetit ka vendosur shtatë persona në pranga, tre prej të cilëve për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në prangat e policisë, në Kamëz, ka rënë një 35-vjeçari i cili akuzohet për 'keqtrajtimin e një të mituri'. Në rrugën “Bulevardi Blu”, ai ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijës së mitur të bashkëjetueses së tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq nga specialistët e hetimit në komisariatin numër dy është arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar të cilit gjatë kontrollit në ambientet në pronësi të tij iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 47 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 karikator automatiku (bosh dhe pa sustë), një dorezë metalike, si dhe 1 kuti kartoni me pajisje për pastrimin e armëve të zjarrit.

Ndërkohë në Vorë është arrestuar shtetasi me inicialet G.V sepse në rrugën “Unaza”, në parkimin e Bashkisë Vorë, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit M. S., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sakaq një 55-vjeçar me masë sigurie “arrest shtëpie”, është arrestuar për "vepra të turpshme në familje" sepse në mënyrë të përsëritur dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe ndaj fëmijëve të saj të mitur.

Në 24 orët e fundit është arrestuar edhe 28-vjeçare e shpallur në kërkim për veprën penale "dhunë në familje".

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?