Foto ilustruese

Rikthehet dhuna në Kategorinë e Dytë, arbitri i Shënkolli - Sopoti përfundon në spital! Arrestohet futbollisti

28 Tetor 2023, 17:08| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 18:59

  • Share

LEZHË - Dhunë e ashpër në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Shënkollit dhe Sopotit, e vlefshme për javën e pestë në grupin A. Kapiteni i vendasve ka goditur me kokë arbitrin kryesor Abdurrahman Kadria. Kryesori nga Peshkopia ka marrë goditje të fortë dhe një të çarë në pjesën e fytyrës, teksa është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Në minutën e 85-të, kur u ndërpre edhe ndeshja, rezultati ishte 1-1. Mësohet se arbitri akordoi një penallti në favor të Sopotit, gjë që nuk është pranuar nga vendasit, me kapitenin e Shënkollit që goditi arbitrin. Tanimë fatet e duelit do jenë në dorën e Disiplinës së FSHF-së, me kryesorin që është jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia arrestoi futbollistin Bledar Pjeter Zefi për dhunën ndaj arbitrit.

“Me datë 28.10.2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, (futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues në Lezhë, sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, kategorisë së dyte midis ekipeve të “Shënkollit” dhe “Sopotit” të Librazhdit, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Pareë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”, njofton policia.

 

Faximile nga ndeshja e sotme

Ora 18:54
Goditi arbitrin dhe e bëri për spital, policia arreston futbollistin e Shënkollit

1698512106_329921.jpg
Policia e Lezhës ka vendosur në pranga Bledar Zefin, kapitenin e Shënkollit. Ky i fundit goditi me kokë në fytyrë arbitrin e ndeshjes Shënkolli 1-1 Sopoti, e zhvilluar këtë të shtunë për grupin A të Kategorisë së Dytë. Arbitri Abdurraman Kadriu mori ndihëmn në spitalin e Lezhës teksa është jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre në të 85 minutë.

“Me datë 28.10.2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, (futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues në Lezhë, sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, kategorisë së dyte midis ekipeve të “Shënkollit” dhe “Sopotit” të Librazhdit, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Pareë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”, njofton policia.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?