Rikthehen tensionet në veri të Kosovës? Shpërthim në Mitrovicë

22 Shtator 2023, 08:50| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 13:34

  • Share

KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pas mesnate në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës.

Lajmin e konfirmoi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar”, tha Elshani.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po zhvillojnë hetimet”.

Ky është shpërthim vjen pak pasi në veri të Kosovës nuk ka pasur tensione. Ende nuk dihen autorët.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?