Foto ilustruese

Rikthehen shirat në vend, nga e marta, kushte të paqëndrueshme atmosferike

18 Shkurt, 13:22| Përditesimi: 18 Shkurt, 13:33

  • Share

Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Dita e Hënë nis me mot të kthjellët e alternime vranësirash.

Dita e Martë dhe e Mërkurë mot me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug.

Dita e Enjte nis e kthjellët me alternime vranësirash në shtim.

Dita e Premte moti pritet të jetë i vranët me intervale kthjellimi.

Në ekstremet veri-jug priten reshje shiu. Në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në veri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina (ditën e Premte) era pritet të jetë intensive me shpejtësi 12-16m/sek.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?