VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në vend, zbardhet Dibra dhe Thethi

18 Prill, 15:13| Përditesimi: 18 Prill, 15:21

  • Share

Ditët e fundit temperaturat në vendin tonë janë ulur ndjeshëm. Si pasojë e këtyre kushteve të paqëndrueshme atmosferike vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërsa ditën e sotme në lartësinë mbi 1000 m ka pasur reshje dëbore në Theth dhe rrugën e Arbrit.

Edhe pse aksi është i kalueshëm këshillohet që shoferët duhet të bëjnë kujdes kur të lëvizin në bypasin e rrugës së Arbrit.

Ndërkohë edhe në segmentin Boge-Theth, në Qaf Thore është i kalueshëm.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?