Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare 'Avni Rustemi', Veliaj: Kushte më të mira për 680 nxënës

7 Nëntor 2023, 12:25| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 13:18

  • Share

Shkolla 'Avni Rustemi' është shembulli se një talent lulëzon pavarësisht terrenit, tha kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa inspektoi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e saj.

“Shkolla “Avni Rustemi”, një shkollë e vjetër, por një shkollë gjithashtu e amortizuar, e ndërtuar me mjete rrethanore, të varfra, të viteve të komunizmit. Ka ardhur koha që shkolla të jetë dinjitoze. Madje, edhe shumë shkolla që nuk u prishën nga tërmeti, sigurisht që stonojnë me supershkollat e bukura që janë bërë. Prandaj i ka ardhur radha edhe “Petro Ninit”, “11 Janarit”, “Edit Durhamit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se rikonstruksioni i shkollës do i rrisë edhe më shumë vlerën pronës në këtë zonë.

“Do të bëjmë një investim shtesë për palestrën në pjesën e pasme të oborrit, në një lagje si Rruga e Bogdanëve, që është vërtet një nga lagjet që ka pësuar më shumë ndryshim dhe transformim falë investimeve të bashkisë, por edhe punës private të gjithë atyre bizneseve që gëlojnë këtu, dhe që e kanë kthyer këtë komunitet në një nga komunitetet ekonomike të Tiranës”, tha Veliaj.

Shkolla “Avni Rustemi”, e cila njihet edhe si fidanishtja e basketbollit shqiptar, ka një kapacitet prej 680 nxënësish, ndërsa do bëhet riorganizimi i hapësirave mësimore dhe sportive.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?