Ministret Kumbaro dhe Muzhaqi, kryebashkiaku Flamur Golemi

Rikonstruktohet Qendra Rinore multifunksionale Gjirokastër, pjesë e saj edhe Kinemaja ‘Ismail Kadare’

4 Shkurt, 10:45| Përditesimi: 4 Shkurt, 11:00

  • Share

Gjirokastra do te ketë një qendër rinore multifunksionale me të gjitha kushtet për të ofruar shërbime dhe mjedise për organizimin dhe angazhimin e rinisë. Pjesë e kësaj qendre është edhe kinemaja që mban emrin e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe që i shërben mbi 10 mijë të rinjve të këtij qyteti, por jo vetëm, duke sjellë artin pranë qytetarëve.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro njëherazi dhe drejtuese e qarkut dhe Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi vizituan ambientet e qendrës dhe diskutuan me fëmijët për punët dhe projektet e tjera të rëndësishme në shërbim të tyre.

Ministrja Bora Muzhaqi i inkurajoi të rinjtë që “të mos heqin dorë nga ëndrrat dhe dëshirat rinore dhe të ngrenë zërin e të kërkojnë gjithçka u nevojitet për realizimin e tyre”. Është shumë e rëndësishme, vijoi Ministrja Muzhaqi që “fëmijët dhe të rinjtë të ndjehen mirë, të kenë mjedise të përshtatshme për të eksploruar dhe për të shpërfaqur talentin rinor.”

Ministrja Mirela Kumbaro u ndal tek rëndësia e qendrës multifunksionale për organizimin e eventeve dedikuar të rinjve në Gjirokastër dhe sidomos te vlera historike që ka kinemaja e kësaj qendre, së cilës Ismail Kadare i ka kushtuar posaçërisht një poezi.

Për Kryetarin e Bashkisë, Golemin kjo qendër multifunksionale është një shërbim shumë i vlefshëm për komunitetin, por gjithashtu rrit ofertën turistike për turistët në zonën muzeale të qytetit duke u ofruar dhe një hapësirë tjetër për të vizituar dhe ndërvepruar me të rinjtë.

Rikonstruksioni i qendrës rinore multifunksionale Gjirokastër është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rinisë lokale dhe u mbështet nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë si pjesë e thirrjes për projekt-propozime rinore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?