Rikonstruktohet Pediatria e Spitalit të Fierit, Bankers Petroleum mobilon ambientet e brendshme

30 Janar 2021, 13:05| Përditesimi: 30 Janar 2021, 13:38

  • Share

Pediatria e Spitalit të Fierit është rikontruktuar totalisht dhe tashmë ofron shërbime me mjedise të rehabilituara. Por jo vetëm kaq, dhomat e spitalit do të kenë edhe mobilje krejtësisht të reja, falë kjo investimit të bërë nga Bankers Petroleum Albania, e cila prej mëse 16 vitesh operon në fushën e Patos-Marinzës, në rajonin e Fierit.

Kompania bëri të mundur investimin për kompletimin me shtretër dhe pajisje të tjera të nevojshme si komedina dhe dollapë.

Pediatria e Spitalit të Fierit mbulon me shërbim shëndetësor grupmoshat nga 0-14 vjeç të Bashkive Fier, Patos, Rockovec dhe Ballsh, ndaj edhe falë investimit të bërë nga Bankers do të përfitojnë qindra e mijëra fëmijë të këtij rajoni, të cilët kanë nevojë për shërbime spitalore.

Ky është investimi i dytë që kompania realizon gjatë dy viteve të fundit në pavionin e Pediatrisë të Spitalit të Fierit, pas investimit prej 67 mijë dollarësh për rikonstruksionin e fasadës dhe mjediseve të brendshme. Falë mbështetjes së Bankers ndër vite në spitalin e këtij qarku janë rritur standardet në ofrimin e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarëve dhe janë përmirësuar kushtet e stafeve mjekësore.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hektor: 31/01/2021 14:54

    Meda duke vazhdon akoma komedia. Paguani nje here kontraktoret dhe taksat e prapambetura pastaj beni bamiresi o barbona.

    Përgjigju
  • redi: 30/01/2021 14:57

    Bankers qe kur e moren kinezet ka bere investime te shumta per komunitetin ku operon.Bravo per ndihmen qe jep

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?