Rikonstruktohet nënstacioni elektrik i Librazhdit, Balla: Investim 1.5 mln dollarë, plotëson nevojat për 45 mijë banorë (VIDEO)

24 Janar 2021, 09:24| Përditesimi: 24 Janar 2021, 10:53

  • Share

Përfundon rikonstriuksioni i Nënstacionit Elektrik të Librazhdit i cili furnizon 45 mijë banorë.

Është kreu i grupit parlamentar socialist njëkohësisht dhe deputet në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i cili e ka bërë të ditur këtë lajm.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se në këtë nënstacion është vendosur një transformator i cili përballon nevojat e Librazhdit dhe me një garanci pune 40-vjeçare.

Sipas tij, ky investim nga OSHEE është 1.5 mln dollarë dhe garanton nivel të mirë dhe stabël tensioni.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i Nënstacionit Elektrik Librazhd, nga i cili furnizohen 45 mijë banorë. Në këtë nënstacion është vendosur një transformator i teknologjisë së lartë, prodhim amerikan.

1611476881_taulantballa.jpg

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?