Klevis Balliu

Rikonstruktimi i rrugës ‘John Belushi’, PD-ja e Berishës: Bashkia nuk ka publikuar anulimin e tenderit! SPAK e ka provën, të hetojë

11 Janar 2023, 13:50| Përditesimi: 11 Janar 2023, 14:10

  • Share

Një tjetër reagim vjen edhe ditën e sotme nga Partia Demokratike e Sali Berishës lidhur me rikosntruktimin e rrugës ‘John Belushi’ në Tiranë.

Sipas Klevis Balliut, Bashkia e Tiranës nuk ka publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik anulimin e tenderit në “Rrugës John Belushi” dhe se kjo është një provë që SPAK të nisë hetimet ndaj kësaj çështjeje.

“Një provë dhe fakt tjetër që provon fiktivitetin është se Bashkia e “lavatriçes”, akoma nuk ka anuluar tenderin e mbikëqyrjes se punimeve te kësaj rruge. Nëse është bërë anulimi i zbatimit të punimeve, sikurse pretendon “lavatriçja”, përpara më shume se një jave, si ka mundësi që vazhdon edhe sot të jetë në fuqi tenderi i supervizimit?

Përse nuk janë publikuar anulimet respektive, si për zbatimin ashtu edhe mbikqyrjen e punimeve të rruges Xhon Belushi, në Buletinin e Njoftimeve Publike te APP-se? Ja ku e ka provën SPAK: mjafton t’i dërgojë një kërkesë për konfirmim Agjencisë së Prokurimit Publik duke e pyetur se në çfarë date është bërë anulimi i tenderit të mësipërm.”, tha Balliu.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se tenderi  për rikonstruktimin e rrugës ka disa ditë që është anuluar dhe se bashkia do të ndërtojë rrugën me ndërmarrjen e vet.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bir Selmoni Nonës: 12/01/2023 09:04

    Ka ngel politika që të bëhet nga kriçi fari pallës. Ky krriç është aq i zgjuar që se ka shokun për kriç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?