Rikonstruksioni i Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’, nis shembja e godinës së vjetër

20 Mars 2021, 22:24| Përditesimi: 21 Mars 2021, 17:33

  • Share

I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, materniteti “Mbretëresha Geraldinë” do të rikonstruktohet duke u transformuar në një godinë funksionale me parametrat e duhura të një institucioni spitalor.

Për këtë ka nisur shembja e ndërtesës ekzistuese për t’i hapur rrugën më pas edhe zbatimit të projektit për realizimin e saj. Ky investim rehabilitimi i të cilit nisi në fillim të këtij muaj ka për autoritet kontraktues ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa projektues Institutin e Ndërtimit.

Në fillim të marsit kryeministri Edi Rama bëri me dije edhe projektin se si do të transformohet materniteti që ndodhet në bulevardin “Zogu i Parë”, një investim i qeverisë shqiptare, e ndërsa konfirmoi se janë ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend.

Punimet që po kryhen për rikonstruksionin e ambienteve të tij përveç rehabilitimit do të realizojnë edhe sallat e reja që po rikonstruktohen në pavijonin gjinekologjik që do të kenë standarde bashkëkohore, me kushte moderne për të ofruar shërbim të denjë për nënat dhe fëmijët që do të vijnë në jetë.

Tre javë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi nisjen e punimeve për zgjerimin e maternitetit historik të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”.

Sot anëtarë të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e kanë denoncuar këtë shembje pasi sipas arkitektes Dorina Musai godina e maternitetit, është monument kulture i kategorisë së dytë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patjetër: 21/03/2021 11:30

    Ruajini BasoRelievet,e gdhendur në Fasadën!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?