Foto ilustruese

Kronikë

Rikonstruksioni i kabinave, nesër në këto zona në Tiranë do të ndërpritet energjia elektrike për 6 orë

7 Korrik 2021, 22:46| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 22:47

  • Share

Ditën e nesërme në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstruksionit të kabinave.

Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se energjia do të stakohet në intervalin kohor 10:00-16:00, për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave.

Pa drita do të mbesin pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?