Foto ilustruese

Kronikë

Rikonstruksioni i kabinave, këto zona në Tiranë do të mbeten për 7 orë pa energji elektrike ditën e nesërme

23 Qershor 2021, 18:03| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 18:04

  • Share

Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 7 orë ditën e nesërme. Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se energjia do të stakohet për shkak të punimeve që po kryhen për mirëmbajtjen e kabinave. Për pasojë, energjia do të shkëputet nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Pa drita do të mbesin pjesërisht rruga "Siri Kodra", rruga "Niko Avrami", rruga "Halil Bega" dhe rruga "Sulë Gjashta".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?