Foto ilustruese

Kronikë

Rikonstruksioni i kabinave, disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 6 orë ditën e nesërme

21 Korrik 2021, 16:09| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 14:13

  • Share

Disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 6 orë ditën e nesërme, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjetin elektrik.

Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se energjia elektrike do të shkëputet nga 09:00 dhe pa drita do të mbesin rruga “Taulantia”, rruga “Kole Popa” dhe një pjesë e zonës pranë ish- Tregut Elektrik, një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, rruga Kamëz-Valias, Kasall.

Ndërsa nga ora 10:00-16:00 pa energji elektrike do të mbesin rruga “Agon” dhe rruga “Ention Frroku”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?