'Riintegrim në tregun e punës së emigrantëve', Balla zbulon paketën e qeverisë: Synojmë të rrisim ofertën për vëllezërit dhe motrat që të kthehen në atdhe

2 Maj, 09:38| Përditesimi: 2 Maj, 13:32

  • Share

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Migracionin për vitet 2024 - 2030  dhe Planin e Veprimit për dy vitet e para 2024 - 2026. Paketa ka tre synime: Ndalimin e migracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë, frenimin e azilkërkimit dhe riintegrimi në tregun e punës dhe në shoqërinë shqiptare të emigrantëve.

Paketa ka si synim për të përballuar flukset migratore 2024-2028 ku fokusi do të jetë tek rikthimi në atdhe i shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë, duke iu krijuar kushte dhe mundësi pune.

Paketa ka të bëjë me menaxhimin e flukseve migratore pra të emigrantëve, që vijnë nga vende të tjera dhe kryesisht e përdorin Shqipërinë

 

Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore, së pari ka të bëjë me migracionin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë, e dyta ka të bëjë me frenimin e azilkërkimit, e treta lidhet me reintegrimin në tregun e punës dhe në shoqërinë shqiptare të emigrantëve.

Synimi ynë është në kuadër të vizionit Shqipëria 2030, të rrisim ofertën për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona që janë në emigracion për t’u rikthyer në Shqipëri.

Për këtë na duhet kjo strategji dhe ky dokument i rëndësishëm, që duhet të mbart në vetvete gjithë masat për një riintegrim sa më të shpejtë, qoftë në tregun e punës, qoftë në shoqëri.

Tjetra lidhet dhe me një dimension tjetër të migracionit që ka të bëjë me menaxhimin e flukseve migratore pra të emigrantëve, që vijnë nga vende të tjera dhe kryesisht e përdorin Shqipërinë si një  vend tranziti, ku Shqipëria duhet të ketë gati gjithë dokumentacionin që lidhet me trajtimin e grupeve vulnerable, që lidhet me trajtimin e kërkesave për azil.

Kështu që në këtë këndvështrim  miratimi i sotëm i kësaj strategjie kombëtare, e cila dua ta nënvizoj, është një dokument i shumë-konsultuar në të gjitha nivelet, por po ashtu reflekton dhe të gjitha dokumentet referuese të BE, kryesisht strategjitë por dhe direktivat e BE-së lidhur me sfidën që do e quaja unë të shekullit, që ka të bëjë me menaxhimin e flukseve migratore dhe menaxhimit në tërësi.
 

E dyta është një lajm tjetër i mirë tha Balla pwr vijimin e zbatimit të marrëveshjeve që kemi firmosur me vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokusin e Ballkanit të Hapur. Përmes një numri të identifikimit të  Ballkanit Perëndimor, të gjithë qytetarët, të gjitha skemat e identifikimit të lehtësojmë përfshirjen në tregun e punës për secilin vend firmëtar, kjo do të forcojë zbatimin e marrëveshjes dhe do të rrisë integrimin e tregjeve të punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto janë dy vendime.

E treta një projektligj ,e cila do kalojë në Kuvend. Në qershor do të mbahet në Tiranë konferenca Ndërkombëtare e Interpolit, besoj se ndaj të njëjtën vlerësim se është një moment i rëndësishëm për punën e mirë të policisë në luftën kundër krimit', thotë Balla.

Lajmi ne perditesim...


Lajmi kryesor:

Më 1 korrik rriten pagat për policët! Balla: Do jetë e lartë! Së shpejti e-wallet, kartat e identitetit dhe patentat jo në portofol por në telefon


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?