Rihapja e kufijve, Cakaj telefonata me homologun e Turqisë, Italisë, Hungarisë dhe De Montchalin

14 Qershor 2020, 21:39| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 21:40

  • Share

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një serë telefonatash me homologët e tij, duke nisur nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ai i Italisë, Luigi Di Maio, kreun e diplomacisë së Hungarisë, Péter Szijjártó dhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, znj. Amélie de Montchalin.

Në rrjetet sociale, Cakaj thotë se telefonatat e zhvilluara patën në fokus luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe bashkërendimin e qëndrimeve për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte.

Ndër të tjera, Cakaj u shprehu falenderimet në emër të shqiptarëve, për ndihmën që këto shtete kanë dhënë për Shqipërinë, si pas tërmetit të 26 nëntorit, ashtu dhe në luftën kundër COVID-19.

“Falënderues për mbështetjen e tyre në procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe pandemisë.” - u shpreh Cakaj në postimin e bërë në rrjetin facebook.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?