Politikë

Rihapen hetimet për 21 janarin/ Avokati i familjeve të viktimave: Shenjë e parë vullneti! Idajet Beqiri: Vendimi i DASH për shpalljen 'non grata' të Berishës i jep dritë jeshile prokurorisë

27 Maj 2021, 21:20| Përditesimi: 27 Maj 2021, 22:14

  • Share

Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës nga Prokuroria e Tiranës por edhe fati i hetimeve për gjithçka ndodhi 21 janarin e 11 viteve më parë është temë diskutime sonte në emisionin 'Repolitix'.  Të ftuar nga gazetari Denis Minga janë avokati i familjeve të viktimave, Dorian Matlija dhe avokati penalist Idajet Beqiri.

Avokati i familjeve të viktimave që edhe e kanë çuar çështjen në Strasburg, Dorjan Matlija, tha se vendimi i prokurorisë sot është thjesht një hap i parë asgjë më shumë.

"Është shumë herët për të folur se çfarë mund të arrijë në fund fare. Nuk është se kemi të bëjmë me ndonjë zhvillim hetimi një provë të re nuk ka arritur ende në këto faza.Kemi të bëjmë thjesht me 2 momente pse u vu në lëvizje prokuroria.  Momenti i parë sepse ka një detyrim tashmë shteti shqiptar që e ka marrë përsipër përmes 2 marrëveshjeve që ka bërë me familjarë të të rënëve në 21 janar. Qeveria ka marrë këtë detyrim dhe duhet i përgjigjet dhe gjykatës evropiane. Nga ana tjetër është dhe kërkesa që u bë në 21 janar të këtij viti nga policia që ju bë prokurorisë që përmes teknikave të reja të marrë në konsideratë dhe të arrihet te ekspertohet dhe predha e gjetur te trupi i Aleks Nikës.  Prokuroria e ka bërë tashmë një procedim. Nuk është vetëm Aleks Nika që ka mbetur pa autor vrasje, është edhe Hekuran Deda, i cili su zbulua se predha e kujt e goditi sepse su gjet asnjëherë predha.  Ky regjistrim është një shenjë e parë e pasjes së vullnetit. Se si do të vijojmë hetimi më pas të shohim. Deri tani më duket sikur është përgjigjur prokuroria se si do të vijojë më pas, a do të thërriten familjarët, do të shihen në vazhdim. Është thjesht hapi i parë, mundësi ka plotë", tha ai.

Ndërkohë që avokati penalist Idajet Beqiri tha se provat e 21 janarit janë prishur nga Sali Berisha dhe tashmë me vendimin e SHBA-ve për ta shpallur 'non grata' ka një dritë jeshile për Prokurorinë e Tiranës për ta hetuar.  

"Nëse ka spekticizëm kjo lidhet me historinë 30-vjeçare të drejtësisë. Vrasja e Aleks Nikës dhe ajo e Hekuran Dedës janë çështje të pezulluara, jo të mbyllura. Këto dy vrasje janë pa autor.  Prokuroria e Tiranës ka zbuluar rrethana të reja që e rrëzojnë vendimin e pezullimit.  Provat ishin për 21 janarin, por ato i sfumoi shteti i atëhershëm, organizatori i asaj masakra që është Sali Berisha. Tani me shpalljen 'non grata' nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe me argumentimin se ka marrë në mbrojtje shumë njerëz nga sistemi i drejtësisë do të thotë që tashmë prokuroria e ka dritën jeshilë. Është hapur porta për këtë krim që e ka bërë një grup i strukturuar kriminal", tha ndër të tjera avokati Beqiri.

 

Ora 22:12
Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit: Shteti Shqiptar ka pranuar në Strasburg që kemi të bëjmë me vrasje shtetërore

 

Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit, Dorian Matlija tha sot në "Repolitix" se Shteti Shqiptar ka pranuar në gjykatën e Strasburgut, gjykatë së cilës i janë drejtuar familjarët e 4 viktimave se vrasja e tyre është vrasje shtetërore, ndryshe nga çështja  e Gërdecit, për të cilën nuk e pranojnë ende.

Ai shtoi po ashtu se qeveria shqiptare ka kërkuar nga Gjykata e Strasburgut edhe zgjidhjen me pajtim, e cila është pranuar nga kjo gjykatë.

"Në Strasburg ka një marrëveshje mes familjeve dhe  qeverisë për dy pika, një që Shteti Shqiptar ka bërë shkelje në kuptim të të drejtës së jetës që Shteti Shqiptar e ka njohur dhe është marrë përsipër të hapet hetimi nga vetë shteti shqiptar, se si nuk i intereson Strasburgut, por a është bërë apo jo. Familjarët e 4 të rënëve kanë të drejtë të shkojnë te Gjykata e Strasburgut për të thënë që Qeveria nuk i ka qëndruar marrëveshjesh. Strasburgu ka pranuar marrëveshjen duke ja lënë palëve ta zgjidhin, por nuk është shprehur vetë të thotë që ka shkelje, por e ka pranuar siç është thënë, siç e ka pranuar Shteti Shqiptar që ka shkelje. Shteti Shqiptar ka pranuar në Strasburg që kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, ndryshe nga Gërdeci që nuk e pranojnë, për këtë rast e pranojnë", tha ai.

 

Ora 22:02
Avokati Matlija: Dyshohet se Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë goditur nga e njëjta predhë! Te Veizi s’kemi të bëjmë me goditje me rikoshet por direkte

Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit, Dorian Matlija ka zbardhur detaje të reja  duke thënë se ka dyshime se  predha ka goditur fillimisht Hekuran Dedën e më pas Aleks Nikën ose e kundërta.

“Te Aleks Nika është gjetur predha dhe është në dosje hetimore. E  kam parë para 2 vitesh dhe është aty në gjendje siç ka qenë. Ka dhe tabela fotografike. Dihet se ku ka hyrë dhe ku ka dalë. Te rasti i Hekuran Dedës do ndihmonte prezenca e gazetarit Fatos Mahmutaj. Ka një rol të rëndësishëm sepse dyshohet se e njëjta predhë ka goditur të dy bashkë. Ka dyshime që predha të ketë goditur fillimisht hekuran dedën dhe pastaj aleks nikën, ose e kundërta. Fatos Mahmutaj  me telefon, Hekuran Deda pas tij. Ka pasur një diferencë prej  rreth 3 cm se ku ka hyrë dhe ku ka dalë po themi predha dhe me atë ti mund të ndërtosh një vijë dhe mund të shkosh drejt dhe te pozicioni ku qëllon qitësi.

Gazetari në fjalë do kishte një mundësi nëse do të sigurohej një dëshmi  e tij. Ka element të kësaj natyre që mund ta çonin përpara hetimin. Edhe te Ziver Veizi mund të kesh mundësi shtesë. Edhe te Ziver Veizi mund të kesh mundësi shtesë sepse analizat e bëra janë të gabuara komplet, aty një riekspertim të bëhej del që skemi të bëjmë me goditje me rikoshet por me goditje direkte. Edhe për këtë vrasje ka një hapësirë përmes ekspertizave të duhura. Unë nuk do thoja se ishte Sali Berisha që ndikoi por ishte dhe prokuroria që ka bërë një punë të dobët. Ekspertët kanë thënë se mund të jetë me rikoshet. Gjykimi majft i dobët i prokurorisë”, tha ai.

Ora 21:31
Idajet Beqiri: Berisha autori i masakrës së 21 janarit, me grupin e strukturuar kriminal! Ja kur çështjen e merr SPAK

 

Avokat i Idajet Beqiri u shpreh sot në Repolitix se Prokuroria e kohës nuk ka bërë punë të mirë sepse ishte nën ndikim. Sipas tij e bënë siç e donte Sali Berisha.

Sa për faktin se kur kalon çështja në SPAK, avokat Beqiri thotë se prova ka. Berisha ishte urdhëruesi i kësaj ngjarje. Janë të gjitha deklaratat aty. Ai vetë e ka nxjerrë vetenm si organizator të krimit.  Ka prova edhe direkte. Ka njerëz të vdekur aty, i vrau arma e shtetit. Dhe ai bëri të gjitha llojet e përpjekjeve për ta fshehur krimin, zhdukur kamerat e Kryeministrisë. Pas këtyre provave që dalin atëherë prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK-ut.

Avokati i familjeve të viktimave të 21 janarit, Dorian Matlija, tha se Prokuroria ka bërë një punë shumë të dobët për çështjen e hetimeve të 21 janarit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?