Rihapet tenderi për ndërtimin e banesave individuale të shembura nga tërmeti

29 Prill 2020, 09:36| Përditesimi: 29 Prill 2020, 15:30

  • Share

TIRANË- Pas dështimit të tenderit të parë për rindërtimin e 2500 banesave individuale Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka rihapur përsëri tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e banesave të dëmtuara dhe shembura si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Tenderi është rishpallur në Agjencinë e Prokurimeve publike dhe është me fond limit 6.186 miliardë lekë pa TVSH.

Sipas dokumenteve shoqëruese të tenderit ndërkombëtar janë dy versione që mund të ndiqen, për ndërtimin e këtyre banesave. Në versionin e parë parashikohet ndërtimi i banesave individuale (1+1, 1+2, 1+3) me metodologji modulare, me konstruksion metalik parafabrikat dhe panele parafabrikate fiber cimento (antisizmike, eficience te larte energjie). Ndërsa në versionin e dytë ndërtime sipas projekteve tradicionale.

Të dyja këto versione kanë kosto të ndryshme për ndërtimin e banesave, pasi sipas versionit të parë për ndërtimin e një banese 1+1 do të shkojë 2.188 milionë lekë pa TVSH. Një banesë individuale 1+2, vlera e ndërtimit është 2,507 milionë Lekë pa TVSH dhe një banesë individuale 1+3, vlera 3,1 milionë lekë pa TVSH.

Ndërkohë sipas versionit tradicional një banesë 1+1 do të kushtojë 2.1 milionë lekë pa TVSH, për një banesë 2+1 është parashikuar 2.5 milionë lekë dhe për një banesë 3+1 është parashikuar në vlerën 3.1 milionë lekë pa TVSH.

Sipas Ministrisë së Rindërtimit, FSHZH do të ndërtojë 683 banesa 1+1, 972 banesa 2+1 dhe 845 banesa 3+1. FSHZH pritet të ndërtojë 2500 banesa individuale në territorin e bashkive Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.  Banesat individuale që do të ndërtohen do të jenë rezistente ndaj tërmeteve deri në 9 ballë, ato janë të projektuara që të kenë një kosto financiare të ulët ndërtimi dhe të kenë eficiensë energjie.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?