Rihapen universitetet, por studentët jashtë Tiranës nuk vijnë dot, s'ka transport publik

1 Qershor 2020, 16:56| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 17:53

  • Share

Në muajin qershor studentët që do të diplomohen kanë mundësi që të rikthehen në universitete për të zhvilluar tre javë orë konsultuese për tu përgatitur për provimet që do të japin përgjatë muajit korrik. Datat caktohen nga universitetet dhe është në dorë të studentëve nëse do tu bashkohen apo jo orëve konsultuese.

Në Universitetin Politeknik të Tiranës studentët kanë zgjedhur që ti zhvillojnë këto orë konsultuese dhe duke nisur nga dita e sotme, 1 qershor  ata kanë vijuar me mësimin, por sigurisht duke iu nënshtruar masave anti-covid.

 “Pas një periudhe tre mujore që ne bënim mësim online, më në fund jemi kthyer vetëm në auditor, me maska, me doreza, me dezifektant që në hyrje të shkollës na i kërkojnë të detyrueshme,  edhe matja e temperaturës. Prandaj është vendosur dhe ky 3 javor që të vijm në shkollë nëse ne kemi ndonjë paqartësi, të konsultohemi me pedagogët përkatës dhe besoj se jemi gati. Njoh dy persona që nuk kanë gjetur mjet transporti që të vinin në Tiranë.

Jemi kthyer pas gjithë këtyre diteve  që kemi bërë mësim online dhe kemi qëndruar të sigurt në shtëpi. Ndihemi të sigurt pasi  nëpër klasa ruhet distancimi që duhet, plus që kontrolli siç e shihni bëhet normalisht por i vetmi problem është që sa kemi përfituar ne nga e gjithë kjo situate”-u shprehën studentët.

Orët konsultuese nuk kanë nisur në të gjitha fakultetet pasi datat dhe oraret vendosen në bashkëpunim me studentët. Duke qenë se transporti publik ende nuk ka nisur punën, shumë prej studentëve që jetojnë në rrethe e kanë të pamundur që të vijnë në kryeqytet.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 01/06/2020 19:35

    Shqiperia i vetmi vend në Europë dhe rajon qe nuk ka agjensi te mirfillte kombetare per pasagjere me sportele e vede pritjeje ku autobuzat te nisen në oraret e tyre ka ose jo pasagjere deri në skajet e fundit te republikes. Akoma me furgonaxhinj fshatarë qe duhet te ishin në fshatrat e tyre te punonin arat dhe jo te blinin furgone për transport për me teper qe sjellja e tyre e keqe prej fshatari duke u sjelle me pasagjeret sikur ti kishin placke te tyre. Kjo gje duhet te mbaroje, turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?