Rihapen aplikimet për ndihmën financiare të Paketës së parë...afat deri më 5 maj

30 Prill 2020, 09:15| Përditesimi: 30 Prill 2020, 09:35

  • Share

TIRANË- Rihapen aplikimet për përfitimin e ndihmës financiare nga paketa e parë.  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit dhe individët që nuk kanë mundur të aplikojnë  për përfitimin e pagës së luftës prej 26 mijë lekëve kanë mundësi për aplikuar duke filluar nga sot deri më 5 maj.

"Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës Nr.1 “VKM Nr.254 datë 27.03.2020”, që aplikimet do të rihapen.nga dita e nesërme, datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.

Tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës Nr. 1, do të njoftohen nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme". njofton Drejtoria e Tatimeve.

Nga kjo paketë përfitojnë të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë muaj. Po kështu brenda kësaj kategorie përfitojnë edhe të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0, si edhe familje në ndihmë ekonomike të cilët do të përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armand: 30/04/2020 09:54

    Kam nje pyetje mbrenda munxive.kam we diten qe u mbyll dogana e moriqanit me shkoder ku as nje dit pun se kam ber bej nje kerkes per ndihm dhe me kthejn pergjigje se juve nuk e perfitoni ndihmen.po neve qe kemi punu me mal te zi perkohsisht a nuk ham e pim sa jan Si puna e ime me shkoder.me qindra e mija persona.nuk kemi dal per qef te punojm andej por skemi cfar te bejm sepse skemi pun ktu me shqiperi mund te thot ndonjeri spunon per 10 mi lek por e ka gabim se per 10 euro kam punu ne mal te zi.ju preshendes ju rujt zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?