Rihap dyert pallati i Kulturës në Lezhë! Institucioni kulturor është ri konstruktuar dhe kthyer në kushte bashkohore

19 Dhjetor 2023, 16:57| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 17:49

  • Share

Pallati i Kulturës "Ded Ndue Lazri" në Lezhë rihapi dyert për artistët dhe publikun, pas një transformimi rrënjësor që ka pësuar e gjithë godina.

Inagurimi i rikonstruksionit të këtij institucioni mjaft të rëndësishëm kulturor u bë përmes një ceremonie të veçantë, ku u ngjiten në skenë dhjetëra artist nga Lezha dhe më gjere me një sallë te mbushur me qytetar.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se transformimi i shtëpisë së artit dhe kulturës është një moment mjaft i rëndësishëm për këtë qytet, ndërsa në të njëjtën linjë ishte dhe Ministrisë i Drejtësisë Ulsi Manja.

Pallati i Kultures dhe biblioteka publike e qytetit të Lezhës u rikonstruktuan në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti, duke u kthyer në kushte bashkohore, ndërsa vlera e investimit kapi vlerën e 220 milion lekëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 11/01/2024 19:25

    Asht nje kenaqesi e vecante per mu si Lezhjan, edhe pse jetoj ne Itali. Kam marr pjese ne aktivitetet artistike qysh kur asht inauguruar ne vitin 1983 si orkestrant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?