Vila luksoze e Rihannës

Rihanna zhvendoset në vilën luksoze në SHBA, për të cilën paguan 360 mijë euro qira mujore (FOTO)

18 Korrik 2020, 22:22| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 22:26

  • Share

Rihanna është zhvendosur në një vilë luksoze në The Hamptons, të SHBA-së pasi qëndroi për disa muaj në Londër për të punuar albumin e saj të ri. Shtëpia e përkohshme e Rihannës është e mahnitshme, pasi ndodhet në një gadishull me një port të vogël për barkat aty me ujin e kaltër që e rrethon në pjesën më të madhe.

Sipas Daily Mail, Shtëpia përbëhet nga pesë dhoma gjumit me ngjyra të qeta dhe me orendi elegante. Rihanna paguan 360 mijë euro qira mujore për vilën e vendosur në një gadishull prej dy hektarësh në fshatin Hamptons të Detit të Veriut.

Pasi të largohet nga Hamptons, ajo planifikon të zhvendoset në një shtëpi në Malibu deri në fund të shtatorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?