Rihanna

Rihanna do të lindë binjakë? Komenti i Gigi Hadid 'ndez' rrjetin, ja çfarë i ka shkruar modelja

5 Shkurt 2022, 16:05| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 16:11

  • Share

Shtatzënia e Rihannës është tema më e diskutuar e momentit. Kjo shtatzëni ka bërë që miqtë e saj të famshëm kanë ngritur përmes komenteve teori se këngëtarja mund të lindë binjakë. Komenti që ngjalli më shumë dyshime dhe që u shpërnda kudo nëpër rrjet është dhe ai i modeles, Gigi Hadid, e cila kishte shkruar “tre engjëj”.

Sikur mos të mjaftonte kjo, njëri nga fansat vuri në dukje se këngëtarja Tamar Braxton, kishte pyetur në komente “a kemi dy?“, duke shtuar kështu më tej thashethemet.

Të hënën, Rihanna zbuloi se është shtatzënë për herë të parë. Çifti ndau lajmin emocionues me një seri fotosh të ëmbla të realizuara në Nju Jork gjatë fundjavës.

Fotot me barkun e rrumbullakosur erdhën pasi fansat kishin spekuluar për muaj të tërë se Rihanna ishte shtatzënë.

Rihanna dhe A$AP Rocky njihen për gati një dekadë, por marrëdhënia e tyre nuk u kthye në romantike deri në vitin 2020.

Në një intervistë të vitit 2021 me GQ, Rocky iu referua Rihannës si “zonja ime” dhe “dashuria e jetës sime”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?