Rihana performon në dasmën e miliarderit indian, u pagua 9 mln dollarë

3 Mars, 11:16| Përditesimi: 3 Mars, 11:18

  • Share

Rihana, ylli i muzikës ndërkombëtare ka performuar në dasmën e djalit të një miliarderi në Indi. Ajo ka magjepsur të gjithë të ftuarit në dasmën e një nga njerëzve më të pasur, Mukesh Ambani.

Rihanna, kishte veshur një fustan jeshil të gjatë dhe paksa të hapur në pjesën e këmbës. Ajo performoi hitet e saj më të mëdha, duke përfshirë “Bitch Better Have My Money”, “Diamonds” dhe “All of the Lights”, në një skenë të madhe duke dhënë një spektakël të vërtetë.

Sipas India Today këngëtares iu ofrua një shumë e konsiderueshme prej 9 milionë dollarë për të marrë pjesë në dasmë. Përveç saj kishte të ftuar shumë  të shquar duke përfshirë Mark Zuckerberg, Bill Gates, Hillary Clinton dhe të famshëm të mëdhenj të Bollywood-it, sipas Reuters.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?