Bad Gal RiRi, këngëtarja  e njohur në mbarë botën

Rihana ende s’e ka treguar, por fotot e rastësishme zbuluan gjininë e bebushit të saj

14 Prill 2023, 15:48| Përditesimi: 14 Prill 2023, 15:55

  • Share

Rihana ende s’e ka treguar emrin e djalit dhe duket se s’ka ndërmend të tregojë as gjininë e fëmijës tjetër, mirëpo njerëzit janë të bindur që e kanë zbuluar tashmë.

Bad Gal RiRi, këngëtarja  e njohur në mbarë botën është në një priotje të ëmbël dha këtë super lajm  e bëri të ditur në shfaqen e “Super Bowl Half Time”.

Fituesja nëntë herë e çmimit Grammy, Rihanna, ka konfirmuar shtatzëninë por nuk ka treguar nëse djali dhe i reperit, Asap Rocky do të bëhet me një motër apo me një vëlla.

34-vjeçarja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë, trazoi në rrjetet sociale ndërsa doli në skenë dhe fërkoi barkun e saj para një publiku prej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale. Një përfaqësues i yllit konfirmoi lajmin për fëmijën menjëherë pas përfundimit të performancës.

Përveç karrierës, duket se ajo dhe Asap Rocky i janë përkushtuar gjithashtu familjes, ndaj do ta bëjnë të voglin e tyre me motër ose vëlla. Riri tregohet tepër hermetike për jetën private dhe akoma nuk ka treguar për publikun dhe fansat gjininë  e bebit.

Por një foto po qarkullon dhe kjo ka bindur fansat se Rihana do të bëhet me vajzë, kjo sepse kanë parë RiRi-n duke bërë shopping për veshje vajzash.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?