Foto ilustruese

Riformatimi i KED/ Gjykata Kushtetuese i dërgon Presidentit dhe Kuvendit emrat nga radhët e saj

19 Nëntor 2020, 15:15| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 15:24

  • Share

Në mbarim të mandatit të anëtarëve aktualë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rifomatimit të këtij institucionit, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar 4 emrat në radhët e saj që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtar në KED. 

Në garë është Vitore Tusha, aktualisht gjyqtare me kompetencat e kryetarit të Kushtetuese.

Edhe gjyqtaret e tjera, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji janë në listën e paraqitur.

Kujtojmë se riformatimi i KED bëhet shumë i rëndësishëm në këtë moment pasi pritet që të ecet  para me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?