Rifillimi i shkollës, Shahini publikon videon se si do të qëndrojnë nxënësit dhe mësuesi në klasë

3 Shtator 2020, 11:14| Përditesimi: 3 Shtator 2020, 11:18

  • Share

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka treguar se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë.

Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t'iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithsecilit”, shprehet Ministrja Shahini teksa video shoqëruese jep në vija të përgjithshme mënyrën e qëndrimit dhe mësimit në klasë.

Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra.

Ndërkohë brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?