Kryesocialisti Edi Rama

Rienergjizimi i partisë, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve në selinë rozë

3 Prill, 10:27| Përditesimi: 3 Prill, 10:54

  • Share

TIRANË- Kryesocialsiti Edi Rama ka zhvilluar një takim në selinë rozë me drejtuesit e qarqeve. Ky takim kishte në fokus procesin e rienergjizimit të partisë.

Takimi me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa në përfundim të tij Rama zgjodhi që të mos flasë për mediat.

50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin që do mbahet në muajin qershor është prioriteti i vendosur nga Partia Socialiste.

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?