Politikë

Richard Grenell vizitë në Shqipëri, publikon foton me Ramën: Rrëfime ngjarjesh me mikun tim në Tiranën e nxehtë! Meta i dhuron librin me pamje nga bukuritë e vendit

2 Gusht 2021, 11:48| Përditesimi: 2 Gusht 2021, 13:04

  • Share

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka vizituar Shqipërinë ditët e fundit.

Vetë Grenell ka publikuar një foto në rrjete sociale ku shihet së bashku me kryeministrin Edi Rama. Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke me mikun tim, shkruan Grenell krahas fotos.

“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në rrjete sociale.

Pak ditë më parë Grenell ishte në Beograd.

Ora 13:01
Meta takon Grenell: Mbështes përpjekjet e tij për promovimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë, ish të dërguarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

"Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin "Albania from the Air", një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur", shkruan Meta krahas fotove të publikuara.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?