Richard Grenell ndërmjetëson në 'Shtëpinë e Bardhë' takimin Thaçi-Vuçiç. Diskutohet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

3 Mars 2020, 15:52| Përditesimi: 3 Mars 2020, 15:59

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçic në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takim ky i ndërmjetësuar nga i dërguari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Thaçi sqaroi përmes një postimi në Facebook se do të raportojë në detaje në Kuvendin e Kosovës për këtë takim. Por qeveria e Kosovës e dhe Albin Kurti nuk kanë qenë në dijeni të një zhvillimi të tillë.

Presidenti thaçi shkruan në Facebook se “Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O'Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm. Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë!”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?