Ribëhet me 65 mijë dollarë
filmi "Nëntori i dytë"

15 Tetor 2012, 11:20| Përditesimi:

  • Share
Filmi "Nëntori i dytë" që përfaqëson ngjarjen më të rëndësishme të shqiptarëve ka mbaruar restaurimet falë teknikëve dhe investimeve të studios Colorlab në SHBA. 65 mijë dollarë për restaurimin mbulohen nga laboratori Kolorlab në SHBA.

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në fillim të Nëntorit do të shfaqet më 3 nëntor në Kinema Millenium. Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), zonja Elvira Diamanti tha se "Kanë mbaruar të gjitha proceset më të rëndësishme të restaurimit të figurës dhe të zërit". Sipas saj kanë mbetur për t'u bërë disa procedura të vogla restauruese dhe pas tyre "Nëntori i dytë do të shfaqet plotësisht i restauruar në festivalin në Festivalin e 13-të të Filmit që do të zhvillohet në Tiranë. Znj. Diamanti tha dje për Shqiptarja.com se "shfaqja në festivalin kombëtar të filmit "Nëntori i dytë" në muajin nëntor do të pasohet nga shfaqjet në shumë festivale të tjera deri në SHBA. Diamanti është shprehur se restaurimet janë bërë shumë cilësore, dhe filmit i janë restauruar të gjitha dëmtimet që kishte. "Zëri është shumë cilësor dhe duket si një zë i ri, si një xhirim i ri", tha zonja Diamanti. Sipas saj filmi është subtitruar edhe në anglisht dhe kjo "i jep mundësi për të shkuar në të gjitha festivalet e rëndësishme në Europë dhe më gjerë".

Filmi "Nëntori i dyte" u përzgjodh nw lidhje me 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe është pjesë e projektit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit me "The Albanian Cinema Project", me bashkëpunimin e ngushtw tw këshilltares së projektit, amerikanes Regina Longo. Zonja Longo më 4 shtator 2012 ndihmoi që "Nëntori i dytë" t'i nënshtrohej restaurimit ne një nga studiot me te njohura filmike në Amerike. Filmi ka humbur cilësinë për shkak të teknologjisë jo të mirë të përdorur për mbrojtjen nga ish-kinostudio "Shqipëria e re. "Nëntori i dytë" trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, shpalljen e Pavarësisë së kombit shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912. "Nëntori i dytë" është një film shqiptarë i prodhuar në Shqipëri në vitin 1982, me regji nga Viktor Gjika. Filmi shqiptar pasi janë bërë gati edhe titrat në anglisht do të jepet në "Festivalin e Arkivave" që do të mbahet në 7-9 dhjetor të këtij viti në Seattle, të Amerikës.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?