Riatdhesohen me charter 110 shqiptarë që kërkuan azil në Francë (VIDEO)

22 Korrik 2020, 18:18| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 18:39

  • Share

110 shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm që kërkuan azil, u riatdhesuan nga Metzi në Francë me charter mbasditen e sotme në Rinas. Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin. 

Policia e shtetit thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero. Gjithashtu u bën apel të gjithë qytetarëve që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t'u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

Sipas policisë, do të vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe do forcohen masat duke shtuar patrullimet në kufirin jeshil.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?