Foto ilustruese

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Britania e Madhe, policia: Nuk përmbushnin kushtet për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar

9 Qershor 2023, 16:35| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 16:48

  • Share

Sot janë riatdhesuar 50 shqiptarë nga Britania e Madhe. Lajmin e bëri me dije policia shqiptare, duke argumentuar se të riatdhesuarit nuk përmbushnin kushtet për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Riatdhesimet e emigrantëve shqiptarë po kryhen në kuadër të marrëveshjes së firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për ngritjen e një Task Force të përbashkët që merr masa për verifikimet e nevojshme dhe për të vënë para përgjegjësisë persona që nuk kanë respektuar detyrimet.

Më 5 qershor, kryeministri britanik, Rishi Sunak e cilësoi si sukses marrëveshjen me qeverinë shqiptare, duke theksuar se deri tani janë riatdhesuar më shumë se 1800 persona. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama u përgjigj duke thënë se Sunak e kishte shpikur 'dramën' për përfitime politike, duke argumentuar se tashmë emigrantët shqiptarë përbëjnë vetëm 2% të mbërritjeve me varka në Mbretërinë e Bashkuar. 

Gjatë takimit dypalësh mes kryeministrit Rama dhe Rishi Sunak në mars 2023 ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, një proces që do të përfundonte deri në fund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?