Rinas

Riatdhesohen 109 shqiptarë në Rinas, iu refuzua kërkesa e azilit në Francë

24 Korrik 2020, 17:30| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 17:37

  • Share

109 shqiptarë janë riatdhesuar në aeroportin e Rinasit, pasi iu refuzua kërkesa e azilit në Francë. Atyre iu refuzua dhënia e azilit dhe për këtë arsye kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri. Operacioni vullnetar i radhës u krye me charter nga Lyon i  Francës.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero dhe në këtë kontekst çdo shtetas shqiptar duhet të respektojë me rigorozitet rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen.

Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?